Samsung është duke u ballafaquar me një rënie masive të fitimit.
Në parashikimet e saj të fitimeve për tremujorin e katërt të vitit 2018, kompania teknologjike e Koresë së Jugut pret që fitimi operativ të bjerë me 29 për qind nga viti në vit në 10.8 trilionë won (8.4 miliardë euro), transmeton lajmi.net.
Situata ka gjasa të përmirësohet në përgjithësi në gjysmën e dytë të vitit.
Sa i përket shitjeve, kompania anëtare e Grupit Samsung pret një rënie prej 10.6 përqind.
Fitimi në biznesin e smartfonëve thuhet se ishte më i ulët për shkak të kostove më të larta të marketingut dhe shitjeve të pandërprera.