Renovohet QMF-ja në Gadime të Epërme, Ahmeti thotë se janë investuar rreth 160 mijë €

| 15 Qer 2023 | 11:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Lipjanit të enjten ka përuruar renovimin e objektit të QMF-së në Gadime të Epërme, me ç’rast i njëjti është rinovuar falë bashkëpunimit të komunës me AQH-në, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës zvicerane, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, të pranishmit fillimisht vizituan objektin dhe panë nga afër pajisjet përcjellëse.  Aty u tha se kostoja e këtij renovimi ka shkuar afër 160 mijë euro.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se nuk është hera e parë që Lipjani ndihmohet nga donatorët.

“Është kënaqësi e veçantë dhe ndihemi të privilegjuar që e kemi pasur ndihmën e vazhdueshme të AQH-së, sidomos në investimet në shëndetësi dhe nuk është rasti i parë dhe po besoj as i fundit që në Lipjan keni investuar në shumë fusha”, tha Ahmeti, teksa falënderoi përkrahësit e këtij projekti.

“Jashtëzakonisht e rëndësishme që investimet në shëndetësi, do të thotë investim në shëndetin e popullatës sonë dhe përparësitë e krejt kësaj janë që ne po provojmë që t’u ofrojmë sa më afër qytetarëve, këtë rast Gadimës e që do të jetë më funksional ky objekt dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha tutje Ahmeti.

Ai më pas ndau edhe një mirënjohje sekretarit të parë të ambasadës zvicerane, Laurent Torche, raporton EO.

E ky i fundit, premtoi më shumë përkrahje për Komunën e Lipjanit. Ai e konsideroi privilegj investimet në këtë qytet

“E them këtë se kam përshtypjen që në Komunën e Lipjanit kemi pasur mundësinë që t’i arrijmë qëllimet që i kemi pasur dhe jo vetëm me projektin e AQH-së. E mbaj mend që në këtë komunë kemi qenë shumë aktiv edhe në sektorin e ujërave. Doja të theksoja se bashkëpunimi me juve ka qenë një kënaqësi dhe dua ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tutje”.

“Investimi në cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm, sidomos në fushat e kujdesit shëndetësor që ndërlidhen me parandalimin e sëmundjeve, zbulimin e hershëm dhe edukimin për një shëndet më të mirë”, tha ai.

Të ngjashme