Reperi i njohur gjerman, Zuna, është mjaft i dëgjuar dhe ka një numër të madh fansash edhe në Kosovë.
Është pikërisht ky shteti ku ai ka vendosur së fundmi që të shpreh ndihmën e tij humanitare, në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.
Zuna ka filluar të ndihmoje me ushqim dhe me 25 ton miell mbi 600 familje në nevojë në Kosovë!
E gjitha është bërë në nder të shpirtit të menaxherit të tij të ndjerë Sefa, i cili vdiq në një aksident me fatalitet vitin e kaluar në Prishtinë.
I ndjeri ishte mik i ngushtë i reperit gjerman dhe pjesë e labelit KMN, ku Zuna bën pjesë.
Zuna ka miqësi të afërt përndryshe edhe me reperët shqiptarët Azet dhe Loredana, të cilët janë të famshëm për muzikën e tyre në Gjermani.