Reperi J Stash vrau të dashurën dhe më pas veten para syve të tre fëmijëve.
Policia shkoi në shtëpinë e tyre në Los Angeles pas një thirrjeje për dhunë në ditën e Vitit të Ri. Autoritetet gjetën trupat e pajetë të Jeanette Gallegos dhe J Stash, emri ligjor i të cilit është Justin Joseph.
Tre djemtë e së resë të moshës 7, 9 dhe 11 vjeç thuhet se po trokisnin në derën e dhomës, të shqetësuar për sigurinë e nënës së tyre. Më pas ata thirrën gjyshen e tyre, e cila u tha të telefononin 911. 28-vjeçarja kishte qenë në një lidhje me reperin prej një viti.