Reperi shqiptar Betim Januzaj i njohur si Buta së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale.
Në fotot e publikuara, Buta shihet së bashku me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e saj të rrumbullakosur.
Krahas postimit reperi ka shtuar një ’emoj’ të familjes, ku janë dy prindërit dhe një vajzë, duke lënë të kuptojë që bebi është vajzë.
Megjithatë akoma nuk dihet gjinia e bebit të Butës dhe partneres së tij Fjolla.
Çifti 2 vite më parë e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa tashmë së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.