Lil Xan mendon se rrjetet sociali janë “djalli”.
Në një postim të bërë në Instagram, reperi 22 vjeçar, tregoi se do të shkëputet nga postimet dhe mediat online.
“I trishtuar, i çmendur, i hutuar”, e ka përshkruar një foto të vetes.
“Ju dua, pa marrë parasysh çfarë thonë të tjerët. Duhet të largohem nga djalli (mediat sociale)”, ka thënë ai.
Lil Xan ka pasur një periudhë të keqe gjatë këtij viti. Muaj më parë, e dashura e tij Annie Smith tregoi se ka pësuar një abort.