Po vazhdon fushata zgjedhore në Shqipëri, ku partitë politike po mundohen të gjejnë mënyra që të joshin votuesit.
Një rast i tillë është edhe ish-partia e Ilir Metës, LSI-ja e cila duket se ka aranzhuar një performancë të një reperi amerikan në ditë përmbyllëse të fushatës.
Reperi Chris Brown është fotografuar me flamurin e LSI-së në Uashington të SHBA-ve.
“Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI. E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor”, thuhet në postimin e LSI-së.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në shtetin shqiptar do të zhvillohen javën e ardhshme (e diele).