Reperi serb Aki Aki i këndon miqësisë shqiptaro-serbe në këngën e re, në klip shfaqet me flamurin kuqezi dhe atë të Serbisë

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Aki Aki, emri i vërtetë i të cilit është Aleksandar Milosavlejvic është një reper me prejardhje serbe.

Ai ka publikuar së fundmi një këngë të re, ku flet për miqësinë shqiptaro-serbe

Ky reper jeton në Cadenazzo të Zvicrës, vend ky ku ka pasur mundësinë të shoh afrimitetin mes disa komuniteteve shqiptare dhe serbe.

Kjo është dhe arsyeja pse ai në këngën e re me titull “Cani Sciolti”, ka trajtuar pikërisht këtë çështje.

Klipi i kësaj kënge numëron mijëra shikime në YouTube, dhe brenda e tij pasqyrohen flamuri shqiptar dhe ai serb.

https://www.youtube.com/watch?v=bxMtmzmZOy8

Një komentues shqiptar i ka shkruar reperit në YouTube, duke i thënë se nuk e kupton këngën, si dhe prezenca e dy flamujve po e konfuzon shumë.

“Në këngë flas për bashkimin midis këtyre dy vendeve. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe i dua ata”, ka qenë përgjigja e reperit serb Aki Aki, shkruan Telegrafi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme