Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në asketin e sigurisë.
Ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Sakar, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve.
Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj. Ndërsa ministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar, vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ritheksoi se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë.