Ish-kongresisti amerikan, Jerry Weller ka thënë se zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme.
Kjo sipas tij për shkak të rolit ndikues të Presidentit të Amerikës që ka në gjithë botën.
”Qartazi votuesit janë shumë me energji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pothuajse gjysma e votuesve të SHBA, kanë votuar deri më sot, dhe para ditëve të kaluara deri në zgjedhjet nacionale, për shkak të virusit COVID-19”.
”Më shumë shtete kanë parë të arsyeshme të kryejnë votime përmes votave elektronike”.
”Ka pasur votues nga të dy anët. Ata që kanë mbështetur Joe Biden si dhe ata që kanë mbështetur Donald Trump”.
”Të gjithë kanë dalë për të votuar”.
”Presidenti i SHBA-së për shkak të rolit të tij dhe rolit të ardhshëm që do të ketë ndikim në tërë botën – qoftë në Kosovë, Europë, Azi dhe natyrisht që politika e jashtme e SHBA-ve ka ndikim me shumë miq tanë aleatë dhe për këtë arsye këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme”.
Më tej ish-kongresisti Jerry Weller në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës, foli edhe për karakterin interesant të Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump.
Ndonëse ish-kongresist republikan, ai ka favorizuar demokratin Joe Biden, meqë sipas tij Donald Trump, nuk ishte i disiplinuar gjatë kampanjës, njofton Klan Kosova.
”Një gjë për Donald Trump, ai çfarë e mendon e bënë përmes twitteve”.
”Kandidati duhet të jetë i disiplinuar por në fakt, Donald Trump nuk është i disiplinuar”.
”Nga ato që janë të përfshira në kampanja, ai dëshiron të diskutojë për çështje të rëndësishme të kampanjës. Dhe Joe Biden po përfiton nga kjo, përmes kontracitetit që ai ka krijuar”.
”Kjo do të ndikojë në rezultat. Mungesa e disiplinës në kampanja, mirësjellja dhe qasja e pandemisë së COVID-19, Joe Biden-it i ka krijuar një fushatë të limituar dhe të kontrolluar dhe si rezultat i kësaj Joe Biden nuk ka diskutuar për çështjen e taksave”.
”Trump-it i ka munguar disiplina, dhe Biden-it i ka konvenuar kjo dhe ka përfituar nga kjo dhe sot Joe Biden është përpara me sondazhe”.
Weller komentoi edhe telashin që epidemia e koronavirusit ka krijuar në gjithë botën, madje duke afektuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si pasojë, edhe kjo situatë, ish-kongresisti thotë se mund të ndikojë në këtë proces zgjedhor, njofton Klan Kosova.
”COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetës së punës tek njerëzit, ka ndikuar edhe në natyrën e punës”.
”Siç kemi parë në liderët politikë në tërë botën ka pasur kriza të ngjashme. Numrat vazhdojnë të rriten në këtë ambient aktual, dhe është një moskënaqësi e përgjithshme në tërë botën”.
”Njerëzit janë të pakënaqur me kufizimet sepse çështja është bërë shumë politike”.
”Presidenti Trump ka treguar se ka pasur një rritje prej 33% dhe ky është një shënim i madh në kuptim që ka ndikuar tek të gjithë në këtë periudhë të shkurtër”.