Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe tani këshilltare e kryeministrit Haradinaj, Albena Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit për vendimin e marrë për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla. Reshitaj ka thënë se kur kishte qenë ministre kishte iniciuar vazhdimisht që të reduktohet përdorimi i thëngjillit.
Postimi i plotë i Reshitaj:
“Me inicimin tim nga marrja e mandatit për të udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam qenë kategorike për reduktimin e përdorimit të thëngjillit dhe rekomandimin qe i kisha dhënë Ministrit te Arsimit për ndërprerjen, ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në shkolla. Sot dua të përgëzoj ministrin dhe MASHT për këtë vendim. Vetëm me punë të përbashkët mund të ecim përpara”, ka shkruar Reshitaj.