Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj takoi Zv. Ambasadorin e Italisë në Kosovë Matteo Corradini.
Zv.Ambasadori i Italisë Corradini e urojë Ministren Reshitaj për detyrën e re njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.
Ministrja Reshitaj e informoi Zv.Ambasadorin Corradini me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e Ujërave, mbeturinave dhe ajrit. “Ndotja e mjedisit, ajri, mbeturinat e ujërat janë probleme dhe sfida globale dhe vendore që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës.
“Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore edhe ndërkufitare”, tha Reshitaj. Më tutje ajo e falënderoi Zv.Ambasadorin Corradini për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin.