Deputetja Albena Reshitaj tha se është ende pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Urime gjithë qytetarëve. Unë si grua mund të them që është nder për ne që kemi përfaqësuese grua. Unë isha pjesë e kësaj seance dhe mund të them që për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha ajo.
“Do të qëndrojë deputete e pavarur. Unë jam pjesë e AAK dhe do të qëndrojë e tillë. Ky ka qenë vendimi im dhe mendoj që ka qenë i duhur. Për mua ka rëndësi të ndryshojë reforma brenda partive politike. Unë kam bërë punën time si deputete dhe mendoj se çdo qytetar e kam bërë krenar”, tha ajo.