Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka shprehur pikëllimin pas lajmit për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc.
“Në këto momente të vështira ndajë shqetësimin tim me familjarët, kolegët dhe të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Reshitaj në faqen e tij në Facebook.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë krenaria e shtetit tonë, ata rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve, andaj jemi çdo herë me ta dhe pranë tyre, edhe në momente të tilla të vështira”.
Reshitaj ka falenderuar Policinë e Kosovës, FSK-në, Agjencinë e Sherbimit Emergjent dhe gjithë ata që po marrin pjesë në zbardhjen e fatit të policëve të zhdukur.