Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim mediet u lejuan të marrin vetëm pamje. Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj uroi kryeparlamentarin Xhaferi për miratimin e Ligjit për Gjuhët. Ajo teksa uroi Xhaferin për vendosmërinë e tij u interesua edhe për pozitën e shqiptarëve në republikën maqedonase.
Kryesuesja e MMPH-së gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe zv. kryeministrin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë.