Gjatë javës së dytë të marsit, pritet të ketë ulje të temperaturave të cilat do të fillojnë nga e hëna, ku pritet edhe në disa vende të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet të jetë moti më i ftohët gjatë ditëve të javës së ardhshme.
“PrishtinaWeather” ka njoftuar se gjatë ditës së marte në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje bore, e që dita e mërkure pritet të jetë më e ftohta gjatë javës në disa vende reshje të borës dhe temperatura maksimale do të jetë 3 gradë celsius.
Cilësia e ajrit pas përmirësimit ditëve të fundjavës, në ditët e ardhshme, në periudha të qetësisë, me mos qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të kaloj edhe në vlera të dobëta, por edhe shumë të dobëta, derisa gjatë ditës mbetet edhe në vlera mesatare.
8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.
9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohë pas kohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.
10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intensitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.
11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.
12.03 – Kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.
Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte. Minimalet nga 1C, ditën e martë, zbresin edhe deri në -5C ditën e enjte. Maksimalet nga 11C, ditën e hënë, zbresin deri në 3C ditën e mërkurë, e të premten sërish rriten në 11C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes.