Reshje shiu edhe sot

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe”, është bërë e ditur në njoftim.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Të ngjashme