Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që për shkak të kushteve atmosferike, të kenë pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur nnë mes të automjeteve.
Përmes një komunikate për media, MMPHI-ja deklaron se drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes për shkak të reshjeve dhe ngricave.
Kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës). Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet: Të përshtatin shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Po ashtu bëhet e ditur se kompanitë e kontraktuara nga MMPHI-ja janë të furnizuara me kripë dhe pajisje për pastrimin e borës.
“Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës. Kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës. Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën, që të bëjmë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftim.