Reshjet e borës pezullojnë mësimin në disa shkolla

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të reshjeve të dendura të borës mësimi është pezulluar në disa prej shkollave të qyteteve të Shqipërisë.

Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat për këtë të mërkurë.

Moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh, ndërsa shumë zona të thella malore rezultojnë të bllokuara për shkak të trashësisë së borës.

Në qytetin e  Gjirokastrës trashësia e borës shkon në rreth 15 cm. Qarkullimi i automjeteve në qytet është pothuajse i bllokuar, ndërsa situata paraqitet e vështirë në të gjithë qarkun, sidomos në zonat malore ku gjendja paraqitej e vështirë edhe ditët e kaluara.

Ndërkohë disa fshatra të zonave të Dukagjinit dhe të Dibrës së Madhe janë të izoluar për shkak të trashësisë së borës, që bën të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme