Reshjet e dendura të shiut sjellin reduktime të ujit në këto zona

Prishtinë | 12 Dhj 2022 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Nga reshjet e dendura atmosferike është shkaktuar ngritje e turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në të cilën tutje thuhet se Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonēn Industriale, do të ketë redukime të ujit duke filluar nga ora 11:00 dhe do zgjasë deri në 15:00, të ditës së sotme, një lloj edhe Obiliqi me fshatra. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e Lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave”, thuhet tutje.

Kjo gjendje vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal, sipas ujësjellësit.

Të ngjashme