Të paktën katër persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në Japoninë lindore, ndërsa reshjet rekord të shiut goditën prefekturën Chiba pranë kryeqytetit Tokio.
Reshjet, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të paprecedentë”, ndërprenë energjinë elektrike për më shumë se 20,000 familje, ndërsa 7,000 udhëtarë mbetën të bllokuar gjatë natës në aeroportin Narita të Tokios, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Autoritetet lokale lëshuan një paralajmërim emergjence të nivelit pesë, alarmi më i lartë, të enjten. Ky alarm u ul në nivelin katër deri të premten në mëngjes, por ato vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe rrëshqitjeje dheu dhe përmbytjesh.
Përmbytja vjen pas një serie stuhish që përfshiu Japoninë dhe vendet fqinje këtë javë, në atë që është parashikuar të jetë një sezon jashtëzakonisht aktiv i tajfuneve.