Reshjet e shiut nuk pritet të sjellin vërshime në Kosovë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura të shiut në vend kanë shkaktuar prurje të mëdha të ujërave duke shkaktuar edhe shqetësim në disa komuna për ndonjë vërshim të mundshëm.  

Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në vend nuk do të ketë vërshime dhe as përmbytje lumore.

Sipas tij, stuhia e madhe ka kaluar nga vendi ynë dhe nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vërshim apo përmbytje.

“Ato janë zbrazje momentale të reve dhe po them që janë të paparashikueshme dhe e përcjellin një territor shumë të ngushtë. Kjo stuhi ka kaluar dhe nuk ka asnjë problem as për përmbytje as për kurrgjë. Kjo stuhi e ka kaluar territorin e Kosovës dhe ka shkuar nga lindja. Nuk parashikohen vërshime dhe as lumore”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Ndryshe, pas reshjeve të fundit në vend, në disa komuna janë aktivizuar ekipet emergjente. Komuna e Gjilanit dhe e Drenasit kanë aktivizuar këto ekipe emergjente për të pastruar disa rrugë dhe disa kanale për rrjedhjen e ujërave pas reshjeve të shiut. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme