Athina u paralizua nga reshje te jashtëzakonshme shiu, të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona të kryeqytetit grek.
Mbrojtja civile raportoi se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish.
Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur.
Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.