Reshje të shumta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin e Shqipërisë, por te gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Autoriteti Rrugor njoftoi të hënën reshjet e shiut që përfshinë të gjithë vendin nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
ARRSH rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut me erë të fortë ka bërë që trageti i linjës Brindisi-Vlorë të mos niset nga bregu i Italisë. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, deti ka qenë me fuqi deri në 8 ball në det të hapur.
Por situata më e përkeqësuar është në Brindisi ku era të fuqishme e bëjnë të pa mundur lëvizjen ne det të mjeteve detare. Sipas parashikimeve, trageti parashikohet të niset sot në mbrëmje për të mbërritur në orët e para të ditës në portin e Vlorës.
Shirat e shumtë me rrebesh kanë përmbytur qytetin e Durrësit dhe kanë shkaktuar bllokimin e trafikut.
Raportohet se edhe rrugët e qytetit të Sarandës janë mbuluar nga uji, si pasojë e reshjeve të shiut pa ndërprerë.