Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes në kushte të shiut, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Nëpërmjet një njoftimi Policia ka dhënë arsyet e shumta për të cilat duhet të kihet kujdes.
Apeli i policisë:
Të ngasni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
🌧️ NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
🔆 MBAJ DRITAT E NDEZURA
➡️ Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
🐌 ZVOGËLONI SHPEJTËSINË
➡️ Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.
🚫📱 SHMANGNI SHPËRQENDRIMET
➡️ Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.
🚗↔️🚙 KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE
➡️ Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.
🛑 Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!
Siguria është në duart tuaja.
📞 Kontakti i Policisë së Kosovës:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192.