Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, në tavanin e Klinikës së Syrit dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Kështu bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas ShSKUK-së, gjatë largimit të ujit ka ndodhur rrjedhja në këto dy klinika, mirëpo pavarësisht këtij problemi puna nuk është ndërprerë dhe pacientët e kanë marrë shërbimin e duhur.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, njofton ShSKUK.