Shkruan: Rrahman Jasharaj
Duke festuar 25 vjetorin e lirisë së Kosovës njeriu kthen kujtesën nëpër shekuj, dekada e vite dhe lartëson kujtimin për gjithë ata që bënë angazhime sublime për lirinë e Kosovës.
Nëpër këto ngjarje e angazhime mësuesi është aty.
Mësuesi mbajti gjallë shpresën për liri në vitet e 90-ta duke bërë dritë kundër errësirës e duke shpërndarë frymën atdhetare te nxënësit.
Mësuesit krenohen sot e gjithmonë edhe me nxënësit e tyre që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe me emblemën e UÇK-së zhvilluan beteja të lavdishme duke larguar retë e zeza e duke i hapur rrugë rrezeve të lirisë.
Krenohen me veprat e dëshmorëve të rënë për të mos vdekur kurrë dhe të heronjve të gjallë.
Mësuesit për jetë e mot u janë mirënjohës edhe miqve ndërkombëtarë që ndihmuan realizimin e ëndrrës sublime të popullit tonë për liri.
Punëtorë të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete urime 25 vitet e lirisë së Kosovës.
Ta kryejmë obligimin në klasë me nxënësit e kudo jemi që të mos harrohen sakrificat e atyre që u angazhuan me pendë dhe atyre me pushkë për lirinë e atdheut.