Restorant “Vjena” në Nivokaz do të ofrojë menu austriake

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I punuar me përkushtim të madh, restoranti “Vjena” në Nivokaz të Gjakovës do të ofrojë specialitete të kuzhinës austriake. Natyrisht në menu nuk mund të mungojë “Shniclla vjeneze” e njohur në mbarë botën.

Duke folur për kuzhinën në restaurant “Vjena” garantojnë shijen e bukur të kësaj menyje, për çka Mal Smjali, shefi i kuzhinës, ka një përvojë të madhe duke punuar në restaurantet e vendeve të tjera.

“Po ne sot filluam me hapjen e parë të restaurantit “Viena” në Nivokaz, ku për herë të parë e hapëm një pjesë të saj dhe shpresojmë se në të ardhmen do ta hapim sallën e madhe të dasmave dhe ahengjeve tjera, ku numër afro 500 persona”, tha Smajli.

Për pronarin e këtij restorantit, Florim Isufi, është ndjenjë e veçantë investimi nga Austria në Kosovë. Thotë se mundësinë e kishte që të investonte në çdo vend të botës, por ka zgjedhur vendin e tij të lindjes, Nivokazin.

Isufi ka thënë se menyja do të jetë e pasur me “Vina shnicëll”, e cila është e njohur në mbarë botën.

“Kjo është një etapë e re për një punë në të ardhmen, për shoqërinë tonë dhe për fshatin tonë Nivokaz dhe po shpresojmë që ta sjellim një meny nga Viena e Austrisë, e cila është një meny shumë e njohur atje, e cila quhet ‘Vina shnicëll’ dhe në përvojë të kuzhiniereve që janë profesionalë do ta fusim në meny dhe do ta pasurojmë këtë kuzhinë dhe do të jetë menyja kryesore në të ardhmen”.

“Të pranishme do të jenë edhe ushqimet tradicionale. E gjithë kjo punë është e lodhshme dhe shpresojmë se edhe të tjerët do të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Për fund, Isufi ka treguar se në muajt e verës do të bëhet hapja e sallës së dasmave, ku kapaciteti i saj do të jetë për 500 persona.

Të ngjashme