Restoranti në Milano e ka emëruar një specialitet me emrin e Ronaldos

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 16:24 | Nga

Një restorant në Milano i ka dhënë emrin e Ronaldos njërit prej specialiteteve të tij.

Juventusi e ka transferuar Ronaldon nga Real Madridi për shumën e 112 milionë eurove, i cili do t’i përfitojë nga 30 milionë euro për stinor. Portugezi u prezantua dje dhe i kompletoi testet mjekësore për klubin italian.

Restoranti në Milano, i cili quhet Gusto 17, e ka emëruar një specialitet me emrin e Ronaldos. Specialiteti përbëhet nga kajmaku me vezë dhe pasta dhe shërbehet bashkë me verën Madeira.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme