Reus dëshiron që Messi të luajë kundër Dortmundit në “Signal Iduna Park”.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Marco Reus, shpreson që Lionel Messi të zbresë të martën mbrëma në “Signal Iduna Park”.
Dortmund dhe Borcalona do ta nisin sezonin e ri në Champions League të martën nga ora 21:00.
“Do të isha shumë i lumtur nëse Messi mund të luajë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Reus.
Reus, i cili në të kaluarën ka vuajtur me shumë dëmtime, është i gatshëm 100% për të luajtur në formë të lartë kundër Dortmundit.