Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të së dielës në vend, mund të sjellin bisedime të gjata për të arritur në një vendim të formimit të një qeverie të re.
Sipas Reuters, thuhet se këto bisedime për marrëveshje koalicioni marrin shumë kohë e kjo ndikon në shtyrjen e reformave ekonomike, transmeton Klan Kosova.
Tutje në artikull thuhet se hapi i parë i Qeverisë së re, është se duhet ta luftojë papunësinë e cila është në një nivel prej 30%. Po ashtu thuhet se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, e veçanërisht me Serbinë pasi është një parakusht për të dyja vendet për të pasur progres në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Po ashtu agjencioni Reuters, shton se kjo qeveri e re duhet të reformojë shëndetësinë dhe arsimin e gjithësesi dhe sistemin e administratës tatimore.