Mario Balotelli ka bërë me dije se momentalisht është single, por shumë i dashuruar me të bijën. Pas disa zërave se ai po flirtonte së fundmi me këngëtaren italiane Elodie, ai sqaroi njëherë e mirë publikun përmes një postimi në “Insta Story”.
“Ju lutem mjaft thatë gënjeshtra. Jam single. Faleminderit!”- shkroi ai krahas videos së publikuar, ku duket vajza e tij Pia duke u munduar të imitojë të ecurën e mamasë së saj, Raffaella Fico-s.
Sulmuesi i Olympique de Marseille ka tag-uar në postim edhe Fico-n, e cila i ka replikuar duke i shkruajtur në nota humori: “Rivalitet shumë i bukur”.