Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar dy gola në fitoren që skuadra e tij, Koelni, e ka arritur ndaj Altglienickes në fazën fillestare të Kupës së Gjermanisë.
Mesfushori ofensiv realizoi golat në minutat ’36 dhe ’63 në fitoren 6:0.
22-vjeçari është pjesë e Wolfsburgut ndërsa është huazuar te Koelni në janar të këtij viti për një sezon e gjysmë.