Rexhep Hoti, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje po përballet me prangosjen për ideal dhe për vlera kombëtare.
“Ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu. Kjo është mënyra e dhimbshme, por më e fuqishme që ai të kthehet në politikë si feniksi, pavarësisht aktit në qoftë se mund të ketë ose jo ndëshkim politik, pavarësisht se disa nga kalorësit e tij kanë treguar shenja lodhje. Mbi të gjitha nderimi dhe shërbimi për Atdheun”, ka thënë ai.
Në një postim në llogarine e tij n Facebook, Rexhep Hoti e ka analizuar edhe një poezi të Sali Bytyqut për Albin Kurtin të shkruar më 31 dhjetor të vitit 1999 në burgun e Nishit.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Ajo që mi ka bërë të veçantë shokët e mi, ata që kanë pasur fuqinë të mos lodhen në rrugëtimin tonë të përbashkët, ka qenë parësia për t’i dashur e kuptuar se vlerat si: liria, kombi, atdheu dhe republikat shqiptare, rrjedhimisht tokat ku ata vdesin e jetojnë, janë vlera që na bëjnë të përbashkët gjithmonë, pavarësisht se ku jetojmë e veprojmë në jetën e përditshme.
Të tillë kalorës të lirisë së mendimit ku idealin e barti me vete, siç mban ushtari kapelën e kresë, ani se mund të mbeten të ‘harruar’ jo rrallë herë, janë gjithmonë atje ku atdheu i ka hallet, brengat dhe dhimbjet e veta.
Albin Kurti sot përballet me prangosjen për këtë ideal dhe për këto vlera. Ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu. Kjo është mënyra e dhimbshme, por më e fuqishme që ai të kthehet në politikë si feniksi, pavarësisht aktit në qoftë se mund të ketë ose jo ndëshkim politik, pavarësisht se disa nga kalorësit e tij kanë treguar shenja lodhje.
Mbi të gjitha nderimi dhe shërbimi për Atdheun.
Poezia e Saliut është sot më e bukur se kur u shkrua në vitin 2000 në burgun e Nishit. Në atë kohë ndërroheshin mijëvjeçarët, por shqiptarët ende jetonin me epokat e tyre mijëvjeçare dhe pushtuesi ende i kishte të pranguar në gropën serbe disa prej vajzave dhe djemtë të lirisë.
Poezia e Saliut është sot një rekuiem i dhimbshëm dhe të gjithë ata që do të bëjnë gëzuar në ndërrimin e moteve, do të duhej t’ia ndajnë një vëmendje të vockël Albin Kurtit. rhoti