Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është regjistruar pak më parë si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me të janë regjistruar edhe deputetët e tjerë të VV-së, shumica prej tyre të cilët kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar e disa të rinj.
Pas regjistrimit Selimi ka publikuar në Facebook një fotografi duke pirë kafe me deputetët e VV-së, mirëpo aty mungojnë i nominuari i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti dhe kreu i VV-së, Visar Ymeri.
Selim ka ironizuar me këtë fakt duke shkruar “Albini e Visari s’kokan k’tu! A mos kan shku te PAN-i me jau ba numrat?. ;-)”