Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka ngacmuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi duke ja kujtuar asaj një deklaratë në të cilën sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.
“Më kujtohen fjalët e Kadajt Bujupi në kohën e zgjedhjes së Haradinaj me këto fjalë. Po citoj ‘Nga Ramushi si komandant i luftës në Ramush të Veselit e Velesinoviqit. Pra sontë të urohet vetëm Beogradi'” ka cituar fjalët e saj Selimi.
Por replikë pati Donika Kadaj, e cila tha se Haradinaj ka ndalë ndarjen e Kosovës.
“Po e kam thënë ashtu por Ramushi ka dhënë dorëheqje kur është në pyetje ndarja e Kosovës. Ndërsa ju jeni bashkë me Listën Serbe”, tha ajo.