Rexhepi dhe Nurboja diskutojnë për planet dhe aktivitetet

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Reshat Nurboja edhe zyrtarisht mori detyrën pas emërimit të djeshëm nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, si Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministrja e MAPL-së, Emilija Rexhepi, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, priti zëvendësin e saj Reshat Nurboja, të shoqëruar nga deputetja Mimoza Kusari Lila, të cilit i uroi shumë fat në punën e tij, duke theksuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar.

Redžepi e njoftoi zëvendësin e saj lidhur me planin e punës dhe aktivitetet e ministrisë.

Të ngjashme