Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, në emisionin Desku në KTV ka thënë se partitë politike së pari do të duhej të zgjedhnin presidentin e më pas të shkonin në zgjedhje.
“Duhet të them që partitë politike shqiptare për vlerësimin tim nuk i kanë bërë mirë jetës politike në vend, që nuk janë ulur, që në periudhën kohore sa patën mundësi ta zgjedhin presidentin e vendit”, ka thënë Rexhepi. “Pra, që të gjitha partitë prej Vetëvendosjes, LDK-së, PDK-së dhe të tjera. Kurdo që të ndodhë t’i ke me u ulë me u marrë vesh, pavarësisht në një pozicion a do të jesh një deputet më shumë a më pak, pesë më shumë apo pesë më pak”.
Ai tutje ka shtuar se, “për mos me ardhë në atë pozicion që të bëhej pastaj një marrëveshje politike për të gjetur një kuadër i cili do t’i përmbushë të gjitha ato kritere për të cilat mendojnë partitë t’ia japin besimin do ta kishim pasur shumë më të lehtë si vend, pra do ta kishim pasur një president të zgjedhur”.