Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e minoriteteve.
Në këtë darkë prezente ishte edhe deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi ku ka folur për Indeksonline lidhur me takimin e djeshëm.
‘’Po, patëm një darkë miqësore me Kryeministrin, të gjithë ne nga radhët e komuniteteve joshumicë, ku ai na informoi për procesin e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së rreth propozimit për një kandidat të përbashkët për President të shtetit’’, ka thënë fillimisht Rexhepi.
Sipas saj pas refuzimit nga gjashtë deputetët e LDK-së që të votojnë Bekim Sejdiun për President, situata është bërë e vështirë.
‘’Megjithatë, tani situata është bërë më e vështirë pas ndarjes së 6 deputetëve të LDK-së, të cilët janë kundër. Prandaj, edhe përkundër mbështetjes sonë të përbashkët, mendoj se është e pamundur të zgjidhet Presidenti pa mbështetjen e përfaqësuesve të tjerë politikë të partive shqiptare’’, është shprehur Rexhepi.
Deputetja Rexhepi ka edhe një kërkesë për Aleancën.
‘’Sipas mendimit tim, duhet të bisedohet me AAK-në rreth zgjedhjes së Presidentit. Mendoj se ata janë të gatshëm të votojnë. Në të kundërtën, shkojmë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, që nuk i konvenon askujt’’, ka thënë Rexhepi.
Për takimin e djeshëm ka folur edhe Nenad Rashiq. Ajo për Indeksonline thotë se darka me Kurtin ka qenë e planifikuar dy ditë para