Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka njoftuar se është vendosur një flamur i ri amerikan te shtatorja e Bill Clinton.
Rexhepi ka thënë se kjo është bërë për si shenjë respekti ndaj ShBA-së si sponzorizuesitë më të mëdhenj të shtetkrijimit të Kosovës.
“Pak më parë për nderë të 13 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës e me qëllim të respektimit të sponzorizuesit të krijimit të shtetit – SHBA-në, aktivisti i shoqatës z. Ismet Islami e vendosi një flamur të ri amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë” ka shkruar ai në facebook.