Barcelona e ka mposhtur 4-0 skuadrën e Gimnasticës në miqësoren e parë para startit të sezonit 2021/22.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj.
Ai ka shënuar tre gola, u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Manaj shënoi për 1-0 në min e 64′, për 3-0 dhe 4-0 në minutat 86’ dhe 90’, të fundit nga penalltia.
Me këtë he-trik, ai i dha sinjale Ronald Koemanit që mund të ndihmojë shumë më shumë Barcelonën.
Golin tjetër e shënoi mesfushori 22-vjeçar spanjoll, Alex Collado.