Rey Manaj për duelin e Kosovës ndaj Turqisë: Hajde zemra e Shqipërisë

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Rey Manaj, përmes Instagramit, i ka dërguar një mesazh përfaqësueses së Kosovës në prag të finales së “play off”-it me Turqinë për një vend në Botëror, ndeshje që do të mbahet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Hajde zemra e Shqipërisë. Ec kampion i vogël, bëje për ne”, ka shkruar Manaj në një video, ndërsa në qendër janë dy djem krah për krah me njëri-tjetrin, me simbolet respektive.

Rey Manaj ka shënuar golin e fitores kundër Serbisë në Leskovc, në 11 tetor të vitit 2025, në ndeshjen që i dha Shqipërisë biletën për “play off”-in e Botërorit.

Të ngjashme