Derisa bashkëshorti i saj është në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës, Rezarta Shkurta ka nisur pushimet. Madje, duket se këngëtarja këtë periudhë ia ka kushtuar vetes dhe po shijon disa ditë relaksi në Paris.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Rezarta Shkurta shihet në hotele luksoze, ndërsa ka shëtitur edhe në qytetin e bukur të dashurisë.
Por kush e shoqëron këngëtaren në këto pushime luksoze? Epo, ku ka më bukur se sa disa ditë pushimesh me motrën? Këngëtarja ka zbuluar nëpërmjet fotove të publikuara se në Paris është bashkë me motrën e saj, për të cilën thotë, “motër, jetë”.
https://www.instagram.com/p/BWDbMl_Hx15/?taken-by=rezartashkurta&hl=en
https://www.instagram.com/p/BWDTa0vnke2/?taken-by=rezartashkurta&hl=en
https://www.instagram.com/p/BWCYcfrnso-/?taken-by=rezartashkurta&hl=en
https://www.instagram.com/p/BWAi-I6nxR1/?taken-by=rezartashkurta&hl=en