Një lajm i bukur vjen nga Rezarta Shkurta.
Ish-këngëtarja e shndërruar prej kohësh në një businesswoman po bëhet nënë për herë të dytë!
Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
Në Instagram, ajo është shprehur se pret një bebe.
Foshnja është fryt i dashurisë së gjatë me Ermal Hoxhën, martesë nga e cila kanë vajzën Herën e cila tetorin e këtij viti bëhet 10 vjeçe.
Koha ideale për të zgjeruar familjen e për të bërë me motër ose vëlla Herën!
I shkoftë mbarë e lehtë pritja e ëmbël!