Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, prej kohësh është martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën.
Ajo shpesh rrëfen detaje nga raporti që ka me bashkëshortin e saj, me të cilin njëherësh ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.
Krijuesja e hitit “Më fal” së fundmi u ka dhënë mundësi fansave në rrjete sociale të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa nuk i shpëtoi atyre që kanë të bëjnë me partnerin.
“Edukata që ka është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë. Nuk ka vërtetë asnjë gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh Shkurta.
Artistja ndërkohë ka bërë një tërheqje nga muzika dhe të fundit projekt e solli në vitin 2016.
“Gjysma ime” mban titullin kjo këngë dedikuar bashkëshortit të saj, i cili në atë kohë ndodhej në burg.