Guvernatori i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, u dha investitorëve një dozë optimizmi këtë javë, duke thënë se norma bazë e interesit është pranë nivelit neutral, nivel që nuk jep ndikim në ekonominë e vendit dhe shumë investitorë e interpretuan deklaratën si një sinjal që banka po nis të përfundojë ciklin tkurrës monetar.
Tregu i aksioneve d pësuan rritje në tregtinë amerikane, pavarësisht se ekonomistët nuk e kuptuan mirë mesazhin e guvernatorit.
“Normat e interesit janë ende të ulëta krahasuar me historikun dhe qëndrojnë pranë nivelit që do të jetë neutral për ekonominë, nivel që nuk përshpejton as ngadalëson rritjen ekonomike. Kolegët e mi dhe unë, si dhe shumë ekonomistë të sektorit privat, projektojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, papunësi të ulët dhe inflacionin pranë objektivit prej 2 për qind”, tha Powell.
Norma bazë e interesit qëndron në nivelin 2 deri 2.25 për qind që është 0.25 për qind poshtë nivelit neutral të Rezervës Federale.