Rezervat e naftës së papërpunuar në Amerikë shënojnë rënie

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Rezerva e naftës së papërpunuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar regjistroi rënie me 500 mijë fuçi në krahasim me një javë më parë.

Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA) deklaroi se, me një rënie prej 500 mijë fuçie gjatë javës së kaluar, stoku i naftës në fjalë ka rënë në 441.5 milionë fuçi. Parashikimi i tregut ishte për një reduktim në 2.4 milionë fuçi, ndërkaq stoku i naftës së papërpunuar një javë më parë kishte rënë 1.2 milion fuçi.

Stoku i naftës së papërpunuar strategjike, që nuk përfshihet në stokun e naftës së papërpunuar tregtare, javën e kaluar kishte rënë 400 mijë fuçi, duke u reduktuar në 649.1 milionë fuçi, përcjell Telegrafi.

Kurse në të njëjtën periudhë, stoku i benzinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një rritje prej 1.8 milionë fuçi, arriti në 230.1 milionë fuçi.

Pritshmëria e tregut ndaj stokut të benzinës ishte për rritjen me 1.2 milionë fuçi. Stoku i naftës së një jave më parë ishte rritur me 2.1 milionë fuçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme