Rezervistët e Barcelonës mposhten nga Celta Vigo

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka humbur ndeshjen e vlefshme për xhiron 36-të në kuadër të La Ligas.

Në këtë ndeshje, skuadra katalane luajti me formacionin e dytë, pasi vëmendja mbetet tek gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, kundër Liverpool.

Valverde nuk inkuadroi në lojë lojtarët si Lionel Messi, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Luis Suarez, Ter Stegen e shumë të tjerë.

Këtë situatë më së miri e shfrytëzuan mysafirët, të cilët shënuan fitore me rezultatin 2:0., shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi Maxi Gomez, ai i cili në minutën e 67’ tundi rrjetën e Jasper Cillessen, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Qetësinë për skuadrën e Celtas e solli Iago Aspas, i cili dy minuta para fundit realizoi për 2:0.

Me këtë fitore Celta ngritët në kuotën e 40 pikëve, kurse Barcelona numëron 83 pikë në krye të tabelës.

Të ngjashme