Rezoluta e Kuvendit Popullor të Edi Ramës, është si kofini pas të vjelave.
Gjykata Speciale i ka shpalle “null and void” pretendimet e raportit të Dick Marty-it për trafikim organesh nga UÇK-ja, sepse e ke lënë jashtë aktakuze.
I vetmi rol i kësaj rezolute është që t’i tregojë Parlamentit Evropian se na ishte një kohë kur kishin miratuar një raport me disa gabime!
Kjo kurrsesi nuk e demanton raportin e Dick Martit, pos që i fuqizon edhe më shumë pretendimet tjera të ngritura aty.
Pra, kjo i bie se ne krejt në rregull jemi, kemi vra civilë serbë e shqiptarë, veç qet punën e organeve na e keni shtu!
Kjo rezolutë ka zero efekt. Kjo është vetëm në shërbim të një njeriu: të Edi Ramës që ka nevojë për pak infuzion patriotik para një rundi tjetër të avokimit për Serbinë.
Edhe me ua shitë, ua ka shitë rrast e mirë!