Kosovarët lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët.
Ky ishte vlerësimi i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – PISA, ku Kosova ka lënë pas vetëm algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore.
Por, për gjendjen e rëndë arsimore ka alarmuar përmes skeçeve edhe grupi humorist ‘Stupcat’.
Më poshtë mund ta shikoni videon e humoristëve dedikuar arsimit në Kosovë, e cila ishte publikuar para dy vjetëve.